Emigrantët që shpëtuan nga fundosja e varkës strehohen në kampe, trafikantët shqiptarë: Jo klientët tanë
Emigrantët që arritën të shpëtonin pasi varka me të cilën lëviznin u fundos në brigjet veriore të Francës, janë strehuar në kampe.
Të rinjtë nga Afganistani, rreth moshave 25 deri në 30 vjeç, por në mesin e tyre kishte edhe të mitur, tentuan të kalonin kanalin e La Manshit për të mbërritur në Britani.
Nga ana tjetër, mediat britanike raportojnë se tragjedia nuk i ka ndaluar kontrabandistët shqiptarë të vazhdojnë reklamimin në rrjete sociale për kalimet e rrezikshme për emigrantët.
Daily Mail shkruan se gjatë kontaktimit me shqiptarët që mundësojnë kalimin me gomone në kanalin e La Manshit kanë deklaruar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi personat e mbytur nuk janë klientët e tyre.
Ndërkohë trafikanti shqiptar ka shtuar se ata sërish kanë dërguar emigrantë të paligjshëm drejt Britanisë, por nuk kanë pasur asnjë problem, duke lënë të kuptohet se kanë mbërritur në destinacion.