Emigrantët rikthehen për festat, fluks në Kapshticë

Emigrantët rikthehen për festat e fundvitit. Gjatë orëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar të emigrantëve që kanë zgjedhur të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjarëve të tyre në Shqipëri. Ditën e djeshme, 27 Dhejtor në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 6003 dhe kanë dalë 2500 shtetas. Ndërkaq, më orët në vijim pritet që fluksi i emigrantëve që kthehen nga Greqia të jetë në rritje.

Kjo ka bërë që policia në të gjitha pikat e kalimit kufitar, strukturat e departamentit për kufirin dhe migracionin të angazhojë maksimalisht masa shtesë për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve. Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajshme, duke eleminuar radhët e gjata. Po bashkëpunohet dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët italianë, grekë, të Maqedonisë së Veriut, malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga flkuksi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?