Emigrantët/ Strazimiri i përgjigjet Bushatit: Azilkërkuesit nga Shqipëria, më shumë se ata nga Eritrea

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Gent Strazimiri ka komentuar vendimin e qeverisë për të pranuar 20 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika të cilët prej disa ditësh gjendeshin në bregdetin e Italisë në pritje të ankorimit.

Deputeti i PD ka ironizuar një prononcim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për “Corriere della Sera”, teksa thotë se azilkërkuesit nga Shqipëria rezultojnë më shumë sesa azilkërkuesit nga Eritrea në Evropë.

Postimi i Strazimirit në Facebook:
Ore sa është data sot meqë 24 gushti i 2018 na quheshka “dikur” ? ?
Sepse deri me 24 gusht 2018, azilkërkuesit nga Shqipëria rezultojnë nga disafish më shumë deri në disa qindra më shumë sesa azilkërkuesit nga Eritrea… ?
P.S.
Në pritje që Franca të përgjigjet: faleminderit për “favorin” , por na jepni këta 20 eritreasit dhe hajde merrni këta 25.750 shqiptarët që keni dërguar deri me 24 gusht 2018, e që i keni ende këtu…


Prononcimi i Bushatit për “Corriere della Sera”:
Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?