Emigrantët te Kryeministria kundër varfërisë dhe korrupsionit
Shqiptarët në emigracion kanë dalë në protestë përpara Kryeministrisë, edhe pse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk u ka dhënë leje, tubimi po përcjell mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.
Një nga organizatorët e kësaj proteste që pason atë të studentëve, është Genc Sejko, një personazh i cili njihet gjerësisht si ‘njeriu i memeve’.
Thirrjes së bërë në rrjetet sociale pak ditë më parë i janë përgjigjur mijëra qytetarë, shumica e tyre emigrantë.
Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë. Ata sot bllokuan disa minuta rrugën dhe më pas kanë marshuar për në kryeministri, ku do ti bashkohen diasporës dhe disa studentëve.
Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë.
“Është ai që duhet të largohet që të rregullohet Shqipëria. Ai po bën shoë dhe ministrat janë kukulla të Ramës”, tha një banore.
Një protestë e ngjashme u zhvillua në shtator në Rumani, ku ishin emigrantët ata që protestuan për drejtësinë e kapur dhe korrupsionin qeveritar derisa detyruan qeverinë të dorëhiqej.
Protesta e thirrur në 28 dhjetor edhe pse ka organizatorë emigrantët jashtë vendit, është e hapur për të gjithë qytetarët e tjerë.
Prej disa ditësh një grup studentësh e kanë vazhduar protestën para Kryeministrisë me paralajmërimin se rezistenca e tyre do të vazhdojë në janar.
https://www.facebook.com/thurje/videos/271378246888073/
KOHA JONË SONDAZH

