Emigranti i shkruan Merkelit: Shqiptarët nuk kërkojnë azil, por duan të hyjnë në tregun e punës

 

Inxhinieri Kolë Gjoka, i përket brezit të emigrantëve shqiptarë të viteve 1990 që ka arritur të integrohet më së miri në shtetin Gjerman. Prej vitit 2005 është shtetas gjerman. Në vitin 2013 është zgjedhur përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Hamburg dhe Schleswig-Holstein. Gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë, më 8 korrik, inxhinieri Gjoka ishte njëri nga pjesëmarrësit e forumit ekonomik gjermano-shqiptar u zhvillua në prani të Kancelares, si pjesë e sipërmarrësve dhe individëve të suksesshëm që janë integruar në jetën sociale, ekonomike e politike gjermane.

Në një letër publik drejtuar kancelares Merkel, të cilën gazeta po e boton të plotë, Gjoka prek problemi e emigrantëve shqiptarë në Gjermani. Duke vënë në dukje aspiratat europiane të shqiptarëve, Gjoka kërkuan Gjermania tu japë mundësi qytetarëve shqiptarë që të hyjnë në tregun e punës në këtë vendi. “Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Gjermani. Ata kanë nevojë për të hyr në tregun e punës Gjerman, pa burokracinë e kërkesës në ambasadë për vizë pune. Ata kanë nevojë të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Europës”,- shprehet inxhinieri Gjoka.

Letër e hapur për Bundeskanzelaren Zonjën Merkel

Shumë e nderuar Zonja Bundeskanzelare! Quhem Kolë Gjoka dhe kam lindur në Shqipëri. Si qytetar i ardhur nga emigracioni jetoj dhe punoj nga viti 1996 në Gjermani. Që nga viti 2005 kam marr nënshtetësinë Gjermane. Unë kam arritur që jo vetë në vetëm shoqërore, por edhe në atë ekonomike dhe politike të integrohem shumë mirë. Paralel me këtë jam në lidhje të vazhdueshme me jetën dhe aktorë shoqërorë, ekonomikë dhe politikë në Shqipëri.

Integrimi i Shqiptarëve dhe njerëzve nga Ballkani perëndimor në Gjermani është shumë i mirë. Kjo vjen nga hapësirat që na ofrojnë ligjet gjermane dhe shoqëria gjermane, por edhe nga vlerat e përbashkëta europiane.

Shqiptarët dhe kombet e tjerë të Ballkanit janë kombe europiane dhe e meritojnë që kështu të trajtohen. Fatkeqësisht edhe Shqipëria ka probleme me imazhin e keq këtu në Gjermani. Kjo vjen nga mungesa e informacionit në Gjermani për jetën dhe realitetin atje, si dhe nga historia e Shqipërisë, mbyllja 50- vjeçare nga regjimi komunist.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Berlin vitin e kaluar ishte një sinjal i qartë për popullin, por edhe për politikën në këto Shtete, ishte një certifikatë sigurie për të investuar në këtë Rajon. Në vizitën Tuaj në fillim të Qershorit patët rastin që personalisht të shikonit përpjekjet për reformat e reja, por edhe çiltërësinë dhe mikpritjen e Shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për azil në Gjermani. Ata kanë nevojë për të hyr në tregun e punës Gjerman, pa burokracinë e kërkesës në ambasadë për vizë pune. Ata kanë nevojë të jenë të barabartë me popujt e tjerë të Europës. Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor kjo do të ishte hap përpara në drejtim të BE. Frika e disa njerëzve këtu në Gjermani nga vala e punëtorëve nga këto vende nuk është realiste. Kjo frikë ishte edhe kur u hoq regjimi i vizave. Realiteti tregoj që frika nuk kishte arsye. Unë jam plotësisht i sigurt që Shqipëria me popullsinë e saj të re, punëdashëse dhe të shkolluar do të minimizoj sado pak mungesën e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani. Gjithashtu , kështu do të ishte minimizuar edhe kriza ekonomike në Ballkan, do të ishin vendosur ura bashkëpunimi midis Ballkanit dhe Gjermanisë reformat do të shkonin përpara dhe do të arrihej një afrim real me BE.

Edhe bashkëpunimi rajonal i dëshiruar nga të gjithë do të merrte një tjetër dimension. I kuptoj mendimet e shumë bashkëqytetarëve gjermanë për emigrantët e Ballkanit. Por ju lutem JU, mendoni për situatën e këtyre njerëzve: pa punë, pa të ardhura dhe reformat që një vend kandidat për në EU duhet të realizoj, është një situatë e dhimbshme për të gjithë popullin. Unë jam i lumtur dhe krenar për përzemërsinë e popullit tonë në çdo Komunë, Qark dhe Republikë, që shumë kulturave të ndryshme ju thonë mirësevini.

Unë dëshiroj që me këtë rast, në emër të familjes time, por edhe në emër të shumë emigrantëve të cilët akoma nuk shprehen dot në Gjermanisht, t’ju drejtoj një Falënderim, të gjithë vullnetareve dhe vullnetarëve që ndihmojnë, punonjësve të institucioneve dhe punonjësve të Zyrës Federale të Emigracionit, për punën e shkëlqyer, menaxhimin e mirë dhe ndihmën humanitare në këtë krizë emigracioni, për ndihmën që kanë ofruar dhe do të ofrojnë.

Përshëndetje Shoqërore

Kolë Gjoka

SHKARKO APP