Emigranti nga Anglia humb kontrollin e makinës e përplaset me “Benzin”, vdes pasagjeri pakistanez
Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në autostradë, afër mbikalimit të Kasharit ku ka humbur jetën një shtetas pakistanez.
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sabah Maçi, 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:40 në autostradën Durrës-Tiranë, ku 25-vjeçari që ishte kthyer nga Anglia, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll.
Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi i huaj N.R., ndërsa shoferi 25-vjeçar, ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

