Emisioni i Rai3 dhe su*met nga Rama, Shehi: Aty është thënë vetëm 1% e asaj që ndodh në Shqipëri
Kreu i Partisë LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar reportazhin bujshëm në televizionin Rai3 në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, si dhe përplasjen që ka nisur mes kryeministrit tonë dhe televizionit italian.
Shehi tha se Rai3 arriti të çajë skutën mediatike që Rama ka ndërtuar në vend, duke shtuar se ajo që është dhënë në reportazh është vetëm 1% e asaj që ndodh në Shqipëri.
”Sado Rama të mundohet ta mbulojë, nuk mbulohet më, sepse ka dalë jashtë Shqipërisë. Nuk është hera e parë që del një gjë e tillë, por këtë herë doli nga Rai, është këtu afër, e shohin gjithë shqiptarët, por ka ndodhur edhe në media të tjera. Ai nuk tha asnjë gjë që nuk dinim ne, e vetmja gjë që dinim ne ishte që edhe ai italiani i Interpol, ishte pjesë e kësaj. A ka ai emision synim të godasë kryeministren e vendit, patjetër që po, por ne na intereson pjesa jonë”.