EMRAT/ Apeli i Durrësit liron nga qelia 5 komisionerë të arrestuar për zgjedhjet e 2017, 3 të tjerë mbeten në burg

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga qelia 5 nga 8 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2021 të cilët ishin lënë më parë në arrest me burg.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për News 24 se këta 5 komisionerë kishin bërë ankimim dhe u lanë në arrest shtëpie kurse 3 të tjerë vijojnë të mbeten ende në burg.

Shpëtim Stafa,Emiljano Tuda, Dalvis Biba, Redi Hysa dhe Fredi Marku ishin 5 komisionerët që në 2017 në Durrës përfaqësonin partitë opozitare dhe sot u lanë në arrest shtëpie.

Nga 20 të arrestuar, pasi dy rezultonin të vdekur,  janë liruar nga Gjykatat shumica e komisionerëve kurse 3 mbeten ende në burg.

Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.

Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit.

SHKARKO APP