Emrat e të plagosurve në atentatin ndaj prokurorit
Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, këtë të premtë në mbikalimin e Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës.
Së bashku në makinë me prokurorin Arjan Ndoj kanë qenë dhe dy persona të tjerë, të cilët po ashtu janë plagosur. Në gjendje më të rëndë aktualisht ndodhet Andi Maloku, i cili po e drejtonte makinën, në momentin kur ajo është bërë shoshë me plumba kallashnikovi.
Ky i fundit ka mbërritur në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aleksandër Laho mësohet se ka qenë i plagosuri tjetër i cili ndodhej në makinën e prokurorit Ndoja.