EMRAT/ Kishin vjedhur mbi 10 mijë euro mallra, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Karabinierët në Valenza të Italisë arrestuan dy persona për vjedhje të rënduar dhe kthyen pasurinë tek pronarët. Vlera e sendeve të vjedhura shkonte deri 10 mijë euro.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë që të arrestohen dy shqiptarët e përfshirë në grabitje. Shqiptarët e prangosur janë Kadri Xheleshi, 42 vjeç, dhe Sokol Muca, 36 vjeç, shkruajnë mediat italiane.

Ata kishin vjedhur sende të ndryshme dhe argjendari. Të dy shqiptarët u arrestuan, u lanë në “arrest shtëpie” dhe tashmë janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ Balkanweb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?