Emrat, kush janë 25 persona e arrestuar për drogë në Tiranë

 

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia dhe prokuroria Tiranës, ku në praga janë vënë 24 persona, mes të cilëve dy femra.

Burime nga policia thanë se, gjatë tërë natës deri në mesditë janë shoqëruar 30 persona të dyshuar, por 6 janë lënë të lirë.

Operacioni i Policisë

Policia e Tiranës ka përmbyllur orët e fundit operacionin më të gjerë anti-drogë të kryer vitet e fundit në Shqipëri. Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga Organizatorët, Koordinatorët dhe Shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit.

Strukturat Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë zhvilluar operacionin e koduar “EPILOG” në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës.

Si rezultat janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike “Heroinë” dhe “Kokainë” , por jo vetëm, në zonat më frekuente të qytetit.

Kështu, janë arrestuar 25 shtetas:

Gëzim Demiri, 40 vjeç, lindur në Kavajë, dhe banues Tiranë

Sonila Dinoshi,  31 vjeç , lindur e banuese në Tiranë

Astrit Beka, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Alfred Naço, 50 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë

Toni Naço, 18 vjeç, lindur në Athinë banues në Tiranë

Spartak Piciri, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë, më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Rudolf Kallbaqi, 32 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Bledi Çarçani, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Dardan Jaku, 31 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë

Dardan Prengzi, 30 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë,

Atrias Çizmja, 20 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë

Alkan Markaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Evis Dalanaj, 38 vjeç, lindur në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale të  “Plagosjes së rëndë”.

Aurora Liço, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Donard Belaj, 33 vjeç lindur dhe banues në Tiranë

Haki Belaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Eni Malaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

Igli Muhameti, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”

Gentian Xhelili, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë

Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë

Elsi Rroshi,  32 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë.

Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë

 

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas:

–  E. B., 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë

–  I. Ll., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

–  M. G., 27 vjeç, lindur në Itali dhe banues përkohësisht në Tiranë

–  A. O., 24 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë

–  R. M., 22 vjeç,  lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

 

Si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë:

–  R.D, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

–  A.Gj, 35 vjeç, lindur në Milot e banues në Tiranë

–  E.M, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë

–  B. J., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

–  M.A., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjia “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut.

Për një periudhë 2 vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro.

Gjatë zhvillimit të operacionit të shtrirë në kohë dhe hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

–  1 kg dhe 50 gram Heroinë

–  180 doza kokainë

–  1 armë pistoletë e markës Zastava

–  150 fishekë

–  10 automjete të markave të ndryshme

–  30 telefona celularë

–  10 mijë euro, peshore elektronike.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurosrisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim“

SHKARKO APP