“Emrat” për Greqinë, Andoni: Këtu ekziston një shtet paralel
Analisti Ben Andoni, i ftuar në “Tonight Ilva Tare” për listën e emrave që janë përfshirë në marrëveshjen me Greqinë, duke iu referuar deklaratave të Berishës të bëra sot para Parlamentit, thotë se në vendin tonë ekziston një shtet paralel.
Andoni: Më bën përshtypje dhe më vjen keq që Akademia e Shkencave nuk përfaqësohet siç duhet.
Duke ju kthyer emrave, më duket e çuditshme që institucionet tona nuk janë relevante.
Pa u nxjerr emrat, duhet të ishin çuar emrat për riverifikim dhe të merrnin certifikatat e sigurisë.
Besoj që zt.Berisha ka vërtetësia brenda, që do të thotë se në vendin tonë ekziston një shtet paralel, që nuk kanë nevojë institucionet të certefikojnë por është ky shteti tjetër që jep të gjithë informacionet.
Ata duhet të ishin certifikuar përpara se të shkonin tek presidenti.
KOHA JONË SONDAZH

