EMRAT/ Qëlloi disa herë me thikë shoferin e autobusit, zbulohen detajet e para nga sherri në Ersekë
Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Ersekë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sherri ka ndodhur tek stacioni i autobusave të Ersekës dhe grindja ndodhi mes shoferit të një autobusi dhe shoferit të një taksie pa licencë.
Nga ky sherr, që raportohet të këtë nisur për motive banale, i plagosur ka mbetur shoferi i autobusit, Mariglen Sardi, ndërsa shoferi i veturës, Rei Elmasllari , që punon taksi pa licencë është shoqëruar ne polici. Nga informacionet paraprake mësohet se shoferi i taksisë pa licence ka qëlluar me thike disa here shoferin e autobusit.
KOHA JONË SONDAZH

