EMRAT/ Të rinjtë bëjnë “të fortët” me policët e Vlorës, 3 përfundojnë në pranga, 1 në kërkim (Video)

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të rinj që kanë kundërshtuar efektivët gjatë një kontrolli rutinë ndaj tyre.

Sipas të dhënave zyrtare janë ndaluar nga policia tre shtetasit:
1- Olsi Hajno 26 vjeç, banues në Vlorë.
2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Po kështu është shpallur në kërkim shtetasi K.G.
Më 23 gusht, katër të rinjtë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Aleksandrisë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?