EMRAT/ U kapën me 4 mln paund kokainë, dënohen anëtarët e bandës shqiptare (Foto)

BRITANI – Anëtarët e një bande shqiptare që merrej me trafikun e drogës janë dënuar pasi u kapën me drogë. Media britanike “Guardian” shkruan se atyre iu gjet kokainë ne vlerën e 4 milionë paundëve.

Sipas autoriteteve vendase Mark Gurini ishte kreu i grupit dhe ai u arrestua shtatorin e vitit të kaluar në një pikë karburanti

Gjatë kontrollit të makinës së 26 vjeçarit iu gjet e fshehur 2 kg kokainë si dhe një kartë false identiteti italiane

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe 49 kg kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SADGFG

Gjithashtu i arrestuar ishte edhe Arbian Celaj, 25 vjeç me banim në  Eastern Avenue. Në pranga ra dhe një shtetas arab Abubaker Mohamed 22 vjeç, i cili ishte pjesë e bandës shqiptare

Pas hetimeve të kryera e gjithë kokaina e sekuestruar arrinte vlerën prej 4.2 milionë euro.

Ata janë shpallur fajtorë nga gjykata Blackfriars dhe Gurini është dënuar me 8 vjet burg, ndërsa dy të tjerët, Çelaj e Mohamed u dënuan me 5.3 vite burg, shkruan Guardian.

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?