Emrat/ Vjedhje e drogë në Itali, pranga dy shqiptarëve

Gjatë mbrëmjes të dielën më 28 korrik, në Vitulazio, në zonën e Kasatrës, karabinierët arrestuan shtetasin shqiptar R. D. 20 vjeç dhe I. T. 21 vjeç. Të dy janë dërguar në paraburgim për trafik droge.

Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, i kryer në Vitulazio përgjatë rrugës shtetërore të Appia, policët urdhëruan një makinë tip Opel Corsa që të ndalej. Brenda automjetit gjendeshin 4 persona, shkruajnë mediat italiane.

Shoferi, në vend se të ndalonte, ka përshpejtuar shpejtësinë, duke u larguar. Pas kësaj, karabinierët kanë ndjekur makinën dhe kanë mundur të arrestojnë dy shqiptarë pranë një karburanti. Dy pasagjerë të automjetit u bllokuan, ndërsa 2 të tjerët kanë mundur të ikin me vrap nëpër fushat dhe fshatrat përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti sende të vjedhura dhe drogë të llojit marijuanë. Të arrestuarit u dërguan në burg në Santa Maria Capua Vetere.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?