EMRAT/ Zbulohen identitetet e çiftit të bashkëshortëve në Kurbin, kanë 10 fëmijë, ngjarja në 3 të mëngjesit në sy të tyre

“News24” zbardh detaje të reja nga ngjarja në Kurbin ku Drane Deda goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj, Llesh Deda.

Gazetari Helidon Ndreka raporton se 58-vjeçarja ka me 61-vjeçarin plot 10 fëmijë dhe ngjarja ka ndodhur në  3 të mëngjesit në sy të tyre.

Llesh Deda u dërgua në spitalin e Traumës pasi ka marrë plagë të rëndë në kokë. Saktësisht ngjarja ndodhu në fshatin Sanxhak të Kurbinit teksa çifti njihen si persona konfliktualë në fshat edhe pse ata nuk kishin bërë asnjë denoncim për njëri-tjetrin në komisariat.

Pikërisht sot Drane Deda ka plagosur Llesh Dedën teksa 58-vjeçarja po rrëfen arsyet e plagosjes para grupit hetimor.

SHKARKO APP