EMRAT/ Zgjidhen 8 gjyqtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor

Komisioneri ngre pikëpyetje për dhuratat e gjyqtares Iliba Bezati: Duhen verifikuar
Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur përmes shortit 8 anëtarët e rinj që do të kenë një mandat 4-vjeçar, teksa kandidonin 95 gjyqtarë.

Emrat e përzgjedhur sipas shortit janë Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Cami.

Me ndryshimin e ligjit, për anëtarë të Kolegjit Zgjedhor kandidojnë edhe gjyqtarët e Shkallës së Parë, jo vetëm ata të Apelit siç ka qenë më herët. Ndryshimi i këtij ligji u reflektua edhe në numrin e lartë të kandidatëve që aplikuan për vakancat.

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankesat e partive politike të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje në KQZ dhe në KAS.

SHKARKO APP