EMRI/ Aksidenti në Shkodër, ndërron jetë një nga pasagjeret

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi këtë të enjte në Shkodër. Si rrjedhojë, 3 persona janë plagosur dhe 1 ka ndërruar jetë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës Marije Leka.

Marije Leka është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra në këtë aksident.

SHKARKO APP