EMRI/ Biznesmeni shqiptar arrestohet sërish në Itali, ja me çfarë u kap këtë herë (Foto)

Një shqiptar ka rënë për herë të dytë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për  vjedhje.

Auglent Lallollari u arrestua në qershor nën akuzën e shfrytëzimit të punëtorëve, pasi në fermën e tij shfrytëzonte disa shqiptarë në kushte të rënda pune. Ai u lirua pak ditë pas arrestimit në atë kohë.

Me rastin e inspektimit, ai u gjet në posedim të një mjeti të vjedhur dhe sendeve të tjera të vlefshme dhe u gjet një lidhje e paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Për këto krime, shqiptari është arrestuar përsëri sot, shkruan Giornale di Sicilia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit dorëzuan në Prokurorinë Publike të Raguzës një informacion të artikuluar për krimet e kryera dhe Prokurori Publik Santo Fornasier kërkoi nga gjykata masën e arrestit paraprak shtëpiak për krimet e kryera. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?