EMRI/ Gruaja hipën në selinë e PD-së në Fier, shihni si tenton të hidhet që aty (Foto+Video)

Një grua ka alarmuar qytetarët në Fier, pasi ka hipur në ndërtesën e selisë së PD dhe ka tentuar të hidhet.

Gazetari Ervis Kuci raporton për ‘BalkanWeb’ se gruaja që ka tentuar të hidhet nga ndërtesa është Lindita Malokaj 47 vjeç.

Dyshohet se shkak i veprimit të saj janë arsyet ekonomike, ndërsa ajo ka tentuar edhe herë të tjera të hidhet nga lartësitë e ndërtesave në shenjë proteste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Gruaja hipën në selinë e PD-së në Fier, shihni si tenton të hidhet që aty

Në pamje shihet 47-vjecarja që është varur tek ndërtesa në katin e fundit, por pas disa minutash është bindur nga policia dhe zjarrfikësit që të zbresë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ka zbritur ajo është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje.

fier-tenton-te-hidhet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?