Emri i Metës në fetën e votimit, Celibashi: Vendimi i gjykatës nuk komentohet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një intervistë televizive këtë mbrëmje, i pyetur për gjuhën e përdorur nga palët politike, thotë se diskursi është i ashpër, por shtoi se pas kuintave situata mund të jetë më e qetë.

“Kemi një retorikë të rënduar politike. Ka shumë konflikt, kontradikta është shumë e madhe. Kur i dëgjon si komunikojnë, duket sikur ekziston një armiqësi e thellë. Por nuk është ashtu”,-tha në ”A2cnn”. Sa i përket akuzave të bëra nga dy grupimet e Partisë Socialiste, kryekomisioneri u shpreh se asnjë qëndrim nuk ndikon në vendimet që ai merr në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

I pyetur konkretisht për çështjen e drejtuesit të koalicionit në fletën e votimit, për rastin e “Bashkë Fitojmë” Celibashi tha se bindjes së tij i qëndron deri në fund. Pasi Kolegji Zgjedhor vendosi përfundimisht që përbri kolaicionit “Bashkë Fitojmë” do të vendosej emri i kreut të PL-së, kryekomisioneri theksoi se vendimi i gjykatës nuk komentohet.

“Jam i bindur në drejtësinë e vendimeve të mia. Tashmë ka vendim nga gjykata, dhe do të isha i fundit që do ta komentoja vendimin. Bindja ime mbetet e pandryshuar, por nuk ka asnjë dobi që të komentoj”.

SHKARKO APP