EMRI/ Kërcet arma në Tiranë, ja kush është i plagosuri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. G
Burime për Syri.net nga vendngjarja raportojnë se, një person është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë.
I plagosur ka mbetur shtetasi Santi Xhaferi, 38 vjeç, i cili ka shkuar menjëherë në Sanatorium, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nga raportimet e para bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në zonën e Saukut.
/ SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

