Emri, kush e zëvendëson Bajram Begajn si shef shtabi i ushtrisë

Gjeneral brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Mësohet se me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.

Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begaj, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.TCH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?