EMRI/ Përplasja e dy motorave, kush është drejtuesi që humbi jetën

Foto ilustruese

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy motorave, ka humbur njëri prej drejtuesve.

Shtetasi që ka humbur jetën është Shefit Shabani, 40 vjeç.

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë  në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Përplasen dy motora, humb jetën një nga drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite ne Peqin.

Dy motorë mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë një nga drejtuesit e motorëve ka humbur jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

SHKARKO APP