EMRI/ Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Spanjë 29-vjeçari nga Repsi
Është arrestuar në Spanjë, për porosi të drejtësisë shqiptare, 29-vjeçari Gentian Marku, i akuzuar për një sërë veprash penale të lidhura me narkotikët.
Për të, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, në vitin 2018 kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar G. M., 29 vjeç, banues në Reps”, njofton Interpol Tirana.
Sipas njoftimit, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. /Ora News
KOHA JONË SONDAZH

