EMRI/ Rrëmbimi i adoleshentes nga Gjirokastra, prangoset fieraku

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Fierit kanë bërë të mundur arrestimin Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 7 dhjetor 2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari akuzohet për “rrëmbim ose mbajtje peng e personit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja i ka kaluar në ngarkim të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?