EMRI / Trafikoi 1.2 ton kokainë, mediat greke publikojnë detaje të reja për shqiptarin
Një 42 vjeçar nga Mirdita u arrestua dje në Itali për llogari të shtetit grek.
Tashmë në duart e autoriteteve italiane është një shqiptar 42-vjeç që dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që transportonte më shumë se një ton kokainë në Greqi prej shtatorit të 2018 deri në janar të 2020.
Kujtojmë se pas një superoperacioni të organizuar nga shteti grek janarin e kaluar u arrestuan tetë persona, shqiptarë dhe arabë, ndërsa 1.200 kilogramë kokainë dhe armë u sekuestruan në Astakos.
Në momentin e arrestimit 42 vjecari ishte duke udhëtuar në një BMW të zezë me targa italiane, së bashku me dy persona të tjerët. Sipas autoriteteve italiane ky është Alfred Arapi i lindur në Mirditë në 1978./abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

