EMRI/ U shoqërua sot në Tiranë, kush është i dyshuari për ngjarjen në Pogradec

Policia e Tiranës ka informuar sot se ka shoqëruar një person, që dyshohet se ka gisht në sulmin me armë ndaj hotel “Volorekës” në Pogradec.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se Meard Bilbili është i dyshuari për “Volorekën”, që u shoqërua gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në makinë me të ka qenë edhe Edje Anterio Kaloshi, i dyshuar për disa ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë dhe i njohur si mik i Orges Bilbilit.

Dyshohet se Edje Anterio Kaloshi ka jetuar në një apartament në Tiranë me Orges Bilbilin, përpara se ky i fundit të arrestohej në prill të këtij viti.  Anterio Kaloshi ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë.

SHKARKO APP