EMRI/ Vdekja e 39 emigrantëve brenda kamionit në Angli, dënohet shqiptari

Një shqiptar, i përfshirë në një rrjet të trafikut të njerëzve që rezultoi me  vdekjen e 39 emigrantëve, është dënuar nga drejtësia në Britaninë e Madhe.

Gjykata e Old Bailey burgosi për 10 muaj, shqiptarin Gazmir Nuzi, 43 vjeç, banues në Tottenham, në veri të Londrës, raporton BBC.

Babai i tre fëmijëve e kishte pranuar rolin e tij të kufizuar në kontrabandë, por mohoi të ishte anëtar i grupit të krimit të organizuar pas udhëtimeve të shumta nga kontinenti që datojnë nga maji i vitit 2018.

Prokuroria pranoi që Nuzi nuk ishte anëtar i grupit të krimit të organizuar pas operacionit të kontrabandës.

Nuzi ka kaluar muaj në paraburgim dhe gjykatës tha se ai duhej të lirohej për shkak të kryerjes së dënimit.

Shtatë të tjerë, të përfshirë në rrjet, nuk e kanë mësuar ende dënimin.

39 shtetas vietnamezë, të moshës midis 15 dhe 44 vjeç, humbën jetën brenda një kamioni frigoriferik gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë për në Purfleet në Essex të Britanisë në tetor 2019.

Sipas autoriteteve, viktimat kishin qëndruar të bllokuar për të paktën 12 orë.

SHKARKO APP