EMRI/ Zbardhet vrasja e 8 viteve më parë tek ‘’Mali me gropa’’, 23- vjeçaren e vranë babai dhe i vëllai, arrestohen nga Policia
Aktualitet E Premte, 4 Shtator 2020 17:08
Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 8 viteve më parë tek Mali me Gropa ku një 23- vjeçare Eglantina Buci u gjet e vrarë.
Zbulohet se babai dhe i vëllai i viktimës kanë qenë autorët e vërtetë të ngjarjes.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se sot, 8 vite pas ngjarjes janë arrestuar babai dhe vëllai i Eglantina Bucit, të dyshuar si autorë.