EMRI/ Zetori del nga rruga në Fier, vdes 31-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi Ermal Kumanaku 31 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është aksidentuar drejtuesi i zetorit i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?