“Ende asnjë fjalë ngushëllimi”, Berisha: Rama vijon shoppingun në New York
Aktualitet E Enjte, 10 Dhjetor 2020 10:34
Ish kryeministri Sali Berisha i kërkon kryeministrit Edi Rama të ndërpresë shoppingun në New York dhe të shprehet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Sipas Berishës, Rama nuk ka dërguar një fjalë ngushllimi familjes dhe as nuk ka dënuar ekzekutimin e Klodianit.
“E gjithë Shqipëria në revoltë! Të rinjtë e Fierit mbrëmë në revoltën kundër ekzekutimit shtetëror pas shpine në prag të derës në Ditën e Rinisë të Klodian Rashës nga vrasës me uniformë te Edvin Kristaq Xhelatit, i cili vazhdon shoppingun në New York dhe nuk ka dërguar një fjalë ngushllimi familjes dhe as nuk ka dënuar ekzekutimin shtetëror te Klodianit.”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

