Ende peng negociatat e anëtarësimit
Shuhen shpresat që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian brenda këtij viti. Nga partia “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila pritet të formojë qeverinë e re të Sofjes, thonë se nuk ka gjasa që deri më 14 dhjetor të arrihet marrëveshje me Shkupin për çështjet e hapura dhe heqje të vetos.
Daniel Lohrer, kandidat potencial për drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, thotë se nëse mbetet vetëm historia për të ecur në negociata me Maqedoninë e Veriut, atëherë nuk mund të pritet rezultat I mirë për të dyja palët.
“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Lohrer.