Endrit Braimllari: Baza pret rikthimin e Metës në krye të LSI-së
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari e quan procesin për Presidentin e ri, një show të orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për t’u dukur si një njeri që kërkon konsensusin me opozitën.
Mandati presidencial i Ilir Metës përfundon një ditë para Konventës Kombëtare të LSI dhe Braimllari nuk e fsheh dëshirën për një rikthim të Metës në krye të partisë së dytë me të madhe në opozitë.
“Është e qartë që struktura e LSI, anëtarët votuesit presim një rikthim të zotit Meta. Por në finale është zgjedhja e tij”, përfundoi sekretari i LSI.