“Ëndrra amerikane”, në Korçë të gjithë aplikojnë dhe shpresojnë

Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime në internet në bashkitë e Korçës dhe Pogradecit, tabelat e aplikimit për lotari amerikane këto ditë janë më të dukshme. Një prej administratorëve të këtyre pikave na tregon për numrin e aplikimeve, moshat dhe profesionet.

“Edhe këtë vit vijon trendi i zakonshëm, është rritur madje sepse është hequr kërkesa për pasaportë. Ka rreth 50 aplikime në ditë, kanë aplikuar të gjithë, edhe gazetarë”, thotë Artan Zhiva, administrator i një pike interneti që shërben edhe si qendër aplikimi për lotarinë.

Të rinjtë dhe mosha e aftë për punë, përfshi edhe ato që janë të punësuar, i kanë sytë nga Amerika dhe lotaria amerikane për ta është një mundësi që duhet shfrytëzuar vit pas viti derisa sa ta fitojnë.

Juglindja e vendit është konsideruar si një prej zonave me më shumë fitues të lotarisë amerikane dhe kjo është kthyer në një besëtytni për shumë qytetarë edhe nga qytete e tjera të vendit që shkojnë drejt Korçës vetëm për të aplikuar.

SHKARKO APP