“Ëndrra” e Donald Lu-së bëhet realitet
Dy vjet pas deklaratës së ish-ambasadorit Amerikan, Donald Lu, autoritetet kanë arrestuar Klement Balilin, i quajtur si “Eskobari i Ballkanit”. Disa herë, ambasadori amerikan ka përsëritur kërkesën për arrestimin e tij, ndërsa mos arrestimin e ka konsideruar si një dështim të qeverisë, policisë dhe prokurorisë.
Donald Lu, 24 dhjetor 2016
Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin, që trafikanti i paprekshëm id rogës, Klemend Balili është ende i lirë. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij. Vonesa në arrestimin e Klemend Balilit, ish-zyrtar në Sarandë përfaqëson një dështim të madh të policisë dhe drejtësisë. Për 7 muaj kam nxitur policinë, ministrin e Brendshëm, ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm që ta arrestojmë.
Donald Lu, 5 korrik 2018
Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike.
KOHA JONË SONDAZH

