“Ëndrrat e Stelës u shuan mizorisht”, ish-deputeti i PD-së jep mesazhin prekës për bashkëpunëtoren
Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka bërë një dedikim prekës për një nga bashkëpunëtoret e tij që ka humbur jetën nën rrënojat e një banese që u shemb nga tërmeti në Thumanë.
Bëhet fjalë për 20-vjeçaren Diastela Steneci, ndërsa shpreht I trishtuar për humbjen e saj por nga ana tjetër shpreh afërsinë me dhimbjan e familjes saj duke siguruar se nuk do të mbeten vetëm.
“I siguroj se nuk do të jenë vetëm në vështirësitë ku i përplasi fati. Kemi marrë përsipër strehimin e tyre dhe familjeve të tyre deri sa të rindërtohen shtëpitë”, shkruan mes të tjerave Shehaj.
Reagimi i plotë:
Jam thellësisht i trishtuar për humbjen e Stelës. Nuk ka fjalë të përshkruajnë mizorinë e ndaljes mizore të jetës dhe ëndrrave të saj. Ndihem pranë familjes së Stelës dhe lutem që ata të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen.
Në këto momente të vështira, ne jemi, gjithashtu, pranë 20 bashkëpuntorëve tanë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti. I siguroj se nuk do të jenë vetëm në vështirësitë ku i përplasi fati. Kemi marrë përsipër strehimin e tyre dhe familjeve të tyre deri sa të rindërtohen shtëpitë dhe do të ndihmojmë me çdo nevojë që kanë. Së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira.