Enea nuk humbi jetën nga dhuna e policëve
Prokuroria ka mbyllur hetimet për 27-vjeçarin Enea Ftoi që humbi jetën në Komisariatin e Korçës. Sipas prokurores së çështjes Oli Visi, policia nuk ka ushtruar dhunë mbi Enea Ftoin por i ndjeri gjeti vdekjen për shkaqe natyrore. Ndërsa familjarët parajamërojnë vetëgjyqesi pas vendimit të Prokurorisë.
Për vdekjen e 27 vjeçarit në dhomat e shoqërimit, Prokuroria rregjistroi kallëzim penal për tre efektive të Komisariatit me akuzën e mosdhënies së ndihmës por pas hetimeve, organi i akuzes i ka shkarkuar nga përgjegjësia penale, duke i konsideruar të ligjshme veprimet e tyre.
Nga dëshmitë e efektiveve të Komisariatit por edhe disa personave të shoqeruar, nuk ka rezultuar që ndaj Enea Ftoit, ashtu siç kanë pretenduar familjarët, të jetë ushtruar dhunë. Ndërsa dy ekspertimet mjeko-ligjorë nxorrën se 27-vjeçari ka vdekur si pasojë e një ishemie akute të miokardit. Pas vendimit të Prokurorisë reaguan edhe familjarët. Prindërit e 27-vjeçarit akuzojnë policinë e Korçës për fshehjen e provave dhe paralajmërojnë vetëgjyqësi.
KOHA JONË SONDAZH

