Enea nuk vdiq nga dhuna, Kuko: Policia mbështetje. Prindërit: Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit

Enea Ftoji, baba i tre fëmijëve 5, 3 dhe 1-vjeç, humbi jetën në ambientet e Komisariatit të Korçës, pasi ishte shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje. Një muaj nga ngjarja, për të cilën familjarët dhe qytetarët e komunitetit rom akuzuan Policinë për ushtrim dhune, dhe në Tiranë protestuan për të gjetur fajtorët, që vërtetohet që nuk janë uniformat blu. Këtë të paktën nënvizon ekspertiza mjeko-ligjore, e cila doli në konkluzionin se ndaj të ndjerit nuk është ushtruar dhunë.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi, ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal. “Natyrisht është një humbje jete, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të parë mundësinë e mbështetjes sociale gjithashtu të familjes së Enea Ftojit. Në të njëjtën kohë jemi duke komunikuar vazhdimisht dhe me shërbimin social shtetëror për të parë çfarëdolloj ndihmese që mund t’i ofrojmë kësaj familjeje”,-u shpreh zv.ministrja Kuko. Drejtorja e SHÇBA konfirmon përfundimet e ekspertizës.

“Është provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, se ndaj Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast”, theksoi Anila Trimi. Edhe ky rast nuk rezultoi të kishte dhunë, Kuko nënvizoi se Policia e Shetit është e vendosur për respektim dhe garantim të të drejtave të njeriut. “Ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së, Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji. Pavarësisht se ky rast nuk rezultoi të kishte ushtrim dhune, ne jemi të vendosur që në organizatën e Policisë së Shtetit, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut të respektohet me përpikëri nga çdo punonjës i Policisë së Shtetit”, shtoi ndër të tjera zv.ministrja e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit që zv.ministrja Kuko dhe Drejtoresha e SHÇBA Trimi zhvilluan me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë u diskutua për prioritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit siç janë lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, parandalimi i dhunës në familje si dhe sjellja e punonjësve të policisë sipas kodit të etikës. Bashkëshortja Entela, e cila nuk di kë të qajë, humbjen e bashkëshortit apo mos sigurimin me ushqim për të vegjëlit. Pas vdekjes së të shoqit, Entela bashkë me fëmijët u largua nga shtëpia e tij dhe për pak kohë jetoi tek prindërit, të cilët gjithashtu bën apel pasi nuk kishin mundësi ta mbanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur ajo më herët.

Familja

Pavarësisht se ekspertiza ligjore arriti në përfundimin se nuk ishte ushtruar dhunë ndaj të ndjerit Enea Ftoj në komisariatin e Korçës, familjarët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se do të kërkojnë zhvarrosjen e trupit.

”Ka dhunë barbare. Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe ne fytyre kishte të ënjtura dhe shenja. Lajmin qe ai ndërroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi të bindur që është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit dhe të bëhet përsëri ekspertize. Do të bëjmë vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e çështjes deri në vdekje. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?