Eneda Tarifa fituesja e festivalit të kengës në RTSH

 

Eneda Tarifa është shpallur fituesja e festivalit të 54-t të kengës në RTSH .Ishin 30 këngë që prej disa kohësh janë ofruar në faqen on-line të festivalit, www.festivali-rtsh.al, si dhe nga disa stacione të platformës digitale të RTSH. Kjo është një mundësi që publiku të dëgjojë dhe të vlerësojë këngët më të mira.
Prezantues të festivalit ishin Blerta Tafani dhe Pandi Laço, skenarist Pandi Laço dhe regjia nga Bledi Laço.
Festivali i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar, është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë në Shqipëri dhe i pari ku këngët janë sjellë për publikun drejtërpërdrejtë nga këngëtarët dhe orkestra gjatë netëve të zhvillimit të tij. Prej këtij festivali që nga viti 2004 ka dalë edhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Euopian të Këngës. Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”. Ndërsa vitin e ardhshëm Shqiperia do të përfaqësohet nga Eneda Tarifa.

SHKARKO APP