Energjia elektrike do faturohet “afrofe” gjatë periudhës së pandemisë
Qytetarët shqiptarë dhe bizneset do të faturohen “afrofe”. Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi pasi është botuar në fletoren zyrtare dhe do të jetë në fuqi për sa kohë zgjat pandemia e COVID-19. Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësave në terren.
Ndërkohë që për të vendosur shumën që do të paguajnë abonentët do të meret si periudhë reference vlera e të njëjtit muaj të një viti më parë.
Nga kjo mënyrë faturimi do të përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kw h në 3 muajt e fundit e më parë, kanë ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike për muajt për të cilët do tëpërdoret referenca, kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike.
Të gjithë klientët e kategorisë jofamiljare ose bizneset të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të pezulluar për të ushtruar aktivitetin, sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga aktet normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15-ditore.
Ndërsa për muajt në vijim do të faturohen në bazë të ditëve që do të rezultojnë me aktivitet. Ndërkohë për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.
Nuk do të ndryshojë mënyra e faturimit për klientët me matje online. Po ashtu faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që u ofrohet ky shërbim.Ndërsa ata abonentë me matës të dëmtuar gjatë periudhës dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.
Në ato familje apo biznese në të cilat nuk lexohet matësi i energjisë së konsumuar për shkak të pandemisë, do të faturohen me të njëjtën shumë sa i njëjti muaj i vitit paraardhës, por kjo shumë do të kompensohet në muajt në vijim.
Përjashtohen nga ky vendim abonentët që:
a) Kanë faturim 0 kwh në 3 muajt e fundit
- b) Kanë ankesë për mbifaturim për muajt për të cilët do të përdoret
referenca
c) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për
pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike
Faturimi do vazhdojë i pandryshuar për:
Klientët me matje on line
Faturimi i konsumit i ambienteve të
përbashkëta
Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë
Për klientët me matës të dëmtuar do të vazhdojë faturimi me vlerë
referuese
Kur klienti dokumenton mos-konsumim të
energjisë elektrike.