Eni Ferhati: SPAK nuk do ta hetojë sërish çështjen e 21 Janarit, deklaratat e Ramës për konsum politik

Kryeministri Rama nga Vlora tha se do të vendoset drejtësia për vrasjet e 21 janarit 2011, duke përmendur vendimin e Gjykatës së Strasburgut për padinë e famljarëve të Nikës se shteti ishte përgjegjës. Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Rama po e përdor sërish këtë çështje për konsum politik, sepse SPAK është përgjgijur se kjo çështje nuk mund të rihapet.

“Çështja e 21 janarit nuk është hera e parë që përdoret në diskursin politik, qoftë edhe të kryeministrit. Ka marrë spunto këtë vit, siç merr spunto çdo vit kur është data, nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut, që u shpreh për ankimin e familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, e cila është një vrasje e pazbardhur nga 4 vrasjet e kryera. Vendimi i gjykatës ishte i pritshëm, duke u shprehur që shteti ishte përgjegjës dhe se hetimet duhet të vazhdojnë. U fol edhe për tentativën e kryeministrisë së asaj kohe për të fshehur provat dhe dihet historia e zhdukjes së kamerave të sigurisë.

Por unë e shikoj diskursin e kryeministrit si një konsum politik. Familjarët e Aleks Nikës iu drejtuan SPAK dhe më pas edhe ministri i Drejtësisë Manja që e mbështeti për ta rihapur këtë çështje, pas publikimit të audios që publikoi gazetari Artan Hoxha për urdhërat e zinxhirit të Gardës së Republikës për 21 janarin dhe ata morën përgjigje se kjo çështje nuk mund të hapet dhe u ridërgua sërish në prokurorinë e Tiranës.

Drejtuesi i sotëm i SPAK, Altin Dumani, atëherë ishte prokuror i Apelit dhe kërkoi që Adrea Prendi dhe Agim Llupo, të mos akuzoheshin për vrasje nga pakujdesia, por për vrasje me dashje dhe dënime me mbi 20 vite burg për ata. Në këto kushte kur SPAK thotë se ne nuk mund ta hetojmë dhe se 12 vite nga ngjarja nuk ka një provë të re mua më duket vetëm për një diskurs për konsum politik për të shmangur vëmendjen për skandale dhe ngjarje të tjera. Pra SPAK ia ka dhënë përgjigjen se nuk mund ta rihetojë”- u shpreh gazetari Ferhati.

SHKARKO APP