”Eni milioner”, shkrimi në ”varrin” e Pëllumbit, a u v*a babai për tokën me vlerë 500 mijë euro?
Mes fëmijëve dhe gruas, kush e qëlloi me tre plumba Pëllumb Metën? Ka të bëjë fakti që familja ka të trashëguar ftohtësinë e vrasjeve? Janë fëmijët të ushqyer me urrejtje për babain e tyre, apo Blerina është e mësuar me vrasjet, siç tregojnë edhe njerëzit që në këtë fis kanë qenë makabër?
Tashmë një pistë e fortë ku po hetohet është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Viktima kishte rreth 12 dynymë tokë dhe gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur dokumentet e kësaj sipërfaqeje.
Letrat e tokës i mbante djali i madh, që i ka thënë motrës të pranojë krimin pasi me lekët e tokës që do të shiste do ta nxirrte nga burgu. Në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin, shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni.
Hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh, ku dyshohet se në dijeni ishin gruaja e Pëllumbit dhe fëmijët. Metri i tokës sipas vëllait të të ndjerit kushton deri në 50 euro, ku në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro. Hetimet vijojnë ende.