Enigmat e mosardhjes së Netanyahut në Shqipëri

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka bërë një analizë rreth anulimit të vizitës së kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Shqipëri.

Myftaraj: U bënë rreth 3 muaj që kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka anuluar një vizitë në Shqipëri. Një vizitë që duhet të ishte bërë në 1 nëntor 2018.

Ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera, ende nuk kemi një njoftim zyrtar për arsyet e anulimit të vizitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë dhënë arsye jo zyrtarisht nëpër media, sikur anulimi i vizitës erdhi për shkak se ishte përgatitur një atentat terrorist ndaj zotit Netanyahu dhe këtu kishte dore shërbimi i fshehtë iranian dhe ishte implikuar dhe ambasada iraniane në Shqipëri. Për këtë arsye, jo zyrtarisht u shpallën të padëshiruar dy diplomatë iranianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por dëmi që u bë në marrëdhëniet shqiptaro-izraelite është shumë i madh.

Vizita e një kryeministri izraelit në Shqipëri do të kishte bërë një ngjarje të madhe dhe të merituar mes dy vendeve.

Shqipëria mburret se shpëtoi jetën shumë hebrenjve në luftën e dytë botërore, por megjithatë Shqipëria është vendi, i cili ende nuk ka përjetuar një vizitë të nivelit të lartë të një shtetari izraelit, mbi nivelin e ministrit të Jashtëm

Anulimi i vizitës së Netanjahut bëhet më e rëndë sepse vjen menjëherë pas asaj ngjarjes që bëri bujë në mediat botërore, ku u anulua ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër për shkak se ishte përgatitur një atentat terrorist nga islamikë vendas shkodranë në bashkëpunim me militantë kosovarë.

Nëse kjo ndodhi në Shkodër, ja ku vjen dhe zbret pasiguria për izraelitet edhe në Tiranë. Çdo vendi të botës mund ti ndodhë një gjë e tillë. Mund ti ndodhë të anulohet një ndeshje futbolli si ajo në Shkodër, mund ti anulohet vizita e një kryeministri, si rasti i Netanyahut, por vendet e tjera do të merreshin gjatë më këtë gjë.

Netanyahu nuk erdhi në Shqipëri, por vatra e infeksionit mbeti këtu. Anulimi i vizitës së Netanyahut përbën një lajm botëror. Përfundimet janë, a i kontrollon shteti këtu strukturat terroriste militante islamike, i ka në kontroll apo ato janë më të forta se shteti. Kur them janë më të forta se shteti, kam parasysh këtu që shtetit shqiptar megjithëse ju vunë prova të rëndësishme në dorë për ata terroristët që përgatitën atentatet në Shkodër, ata janë të lirë tani.

Nëse vizita e Netanyahut do të përdorej për një atentat, përsëri ne e dimë që një atentat i tillë nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e shtetasve shqiptarë. Pra Irani kishte rekrutuar këtu persona, praktikantë militantë.

Edhe në këtë rast shteti shqiptar dështoi të niste një çështje gjyqësore.

Nëse ende 3 muaj pas anulimit të vizitës së Netanyahut dhe kaq kohë pas dëbimit të diplomatëve iranianë nuk është arrestuar rrjeti i tyre që do të kryente edhe aktin terrorist, mund të themi që gjërat janë shqetësuese.

"Ju flet Moska": Enigmat e mosardhjes së Netanyahut në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?