Enigmat për vr@sjen e Eglit nga Meçe, dëshmitë kontradiktore të dëshmitarëve. Dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë

Ende enigmatike mbetet arsyeja e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga pasi u dhunua nga Denis Meçe. Dëshmitë e personave të ndodhur në vendin e ngjarjes në momentin kur Proga ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë në vend, shfaqen kontradiktore, duke ngritur edhe më shumë dyshime për atë që ndodhi paditen e së shtunës.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

BalkanWeb shkruan se DVR e kamerës së sigurisë të sekuestruar nga policia nuk ka të regjistruar asgjë rreth krimit. DVR është dërguar nga policia për ekspertim nisur nga dyshimi se mund të ketë pasur ndërhyrje.

Autori nuk është zbuluar nga pamjet pasi nuk ka pasur, por është zbuluar pas intervistës që iu është bërë personave të shoqëruar të cilët kanë qenë ne lokal në momentin që ka ndodhur krimi, ku një prej tyre është thyer dhe ka treguar të vërtetën.

SHKARKO APP