Enkelda flinte në një krevat me të bijën, vëllai i viktimës: E gjeta në pellg gjaku

Erdet Çapoku i ka marrë jetën kunatës së tij, Enkeledës, pasi i ka shkuar në shtëpi dhe përmes dhunës i ka shqyer derën. Pasi ka hyrë me dhunë në shtëpi, Erdet Çapoku ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës.

Pasi ka ndjerë zhurmën, nëna është ngritur për të penguar futjen e Erdetit në dhomën, por në moment ai ka qëlluar me levë në shpatull gruan duke vijuar më pas me sulmin ndaj Enkeledës. Kjo e fundit ka patur edhe vajzën në krevat duke ndërhyrë për të mbrojtur të bijën nga sulmi.

Në këtë moment, Erdet Çapoku ka qëlluar fillimisht me levë në kokë Enkeledën si edhe e ka çarë me thikë në fytyrë. Gruaja u gjet pa ndjenja në një pellg gjakur në korridorin e banesës, sipas AbcNews. Dërgimi me urgjencë në spital nuk i ka shpëtuar jetën gruas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Fjolla, vëllai i Enkeledës ka treguar se si e gjeti të motrën e shtrirë në banesë dhe çfarë pa në vendin e krimit. Në bisedë e sipër vëllai shpjegon se Erdet Çapoku e ka qëlluar motrën me një send të fortë, në dukje si shkop apo levë, ndërsa i ka prerë edhe damarin e qafës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai vijon duke thënë se Eredeti e kërcënonte vazhdimisht të motrën, ndërsa vetë ishte përdorues i drogës.

Ai shton:

Motra ishte me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e shpëtoi”.

Krimi ne Paskuqan, kunati e perndiqte nusen e vellait, e shantazhonte me foto | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?