Enkeleda Kapedani, KLGJ pezullon kryegjyqtaren deri në fund të hetimeve
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur pezullimin nga detyra të Enkeleda Kapedanit deri në përfundim të hetimeve, pas video të publikuara në ”Tik-Tok”, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.
KLGJ-ja ka pranuar kërkesën e ILD për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari, ndonëse Kapedani nuk ka qenë e atij mendimi.
Kapedani tha se e gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Po ashtu nënvizoi se ajo po “bëhet kokë turku e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.