Enkelejd Alibeaj: Këta duan një President të PS-së

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzoi mazhorancën se nuk e do konsensusin me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

”Thelbësorja është edhe qëndrimi i palës tjetër, që nuk ka legjitimitet të zgjedhë e vetme një president. Ata nuk duan një president të republikës, por një president të tyre.

Ramë dakord për një president të qartë të shkruar të thënë para mediave, ku opozita të mos ishte thjesht dhe vetëm mbushëse topi, por një palë në një proces serioz. U tërhoqën sepse e kanë të përcaktuar që duan të shkojnë te raundi i katërt.

Nuk i qëndrojnë fjalës, dakordësisë. Nuk është fjala sa solide është opozita. Në këtë proces futemi si një detyrim kushtetues, politik, për qytetarët. Ne marrim pjesë në këtë proces, por farë nuk bëhemi në sytë e shqiptarëve”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP