Enkelejd Alibeaj komenton referendumin e Berishës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se një nga ndryshimet më të rëndësishme që pritet të miratohet këtë të shtunë në Kuvendin e 18 dhjetorit, është krijimi i një strukture që do të quhet “Aleanca e qytetarëve për demokraci”.

Alibeaj dha edhe një koment për referendumin e thirrur nga Sali Berisha, të cilën e quajti një lëvizje “ekstra institucionale”.

Dy janë gjërat që ia vlen të diskutohet, nuk do duhet të jetë kurrsesi një lojë banale është serioziteti mbi të gjitha ky është evenimenti i PD i përcaktuar sipas Kryesisë, i ngritur sipas rregullave, shoh që demokratët janë këtu, janë ata të cilët kanë legjitimitetin për të përfaqesuar gjithë bazën e PD por përtej këtyre analizave këtu në këtë sallë në këtë grumbullim të përfaqesuesve legjimit diskutohet cështja e të ardhmes së PD, diskutohet ajo a do marë PD përsipër sfidat reale të 2021 e më tej a do jetë përkrah SHBA a do marrë si sfidë sfidën e madhe kundër luftes kunder korrupsionit? Lëvizje të tilla ekstra institucionale, ekstra statutore mund të ketë e në të ardhmen por dallimi është i dukshëm me një organizim serioz si ky i sotmi“, tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?